Gjithsej 18 anëtare të BE-së parashtruan kërkesë për pagesë të mjeteve nga mekanizmi mbrojtës SAFE
- Deri në skadimin e afatit të fundit, mbrëmë në mesnatë, kërkesë formale drejt Komisionit evropian për kredi për furnizime të përbashlëta për nevojat e mbrojtjes bga mekanizmi "Aksion i sigurt për Evropë" (SAFE), parashtruan 18 vende anëtare të BE-së, kumtoi KE.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:41, 31 korrik, 2025
Bruksel, 31 korrik 2025 (MIA) - Deri në skadimin e afatit të fundit, mbrëmë në mesnatë, kërkesë formale drejt Komisionit evropian për kredi për furnizime të përbashlëta për nevojat e mbrojtjes bga mekanizmi "Aksion i sigurt për Evropë" (SAFE), parashtruan 18 vende anëtare të BE-së, kumtoi KE.
Mekanizmi SAFE disponon me gjithsej 127 miliardë euro, të cilat mund të prëdoren në formë të kredive për financim të furnizimeve për nevojat e mbrojtjes. Krahas anëtarevetë bllokut, mundësi për aplikim për mjetet nga SAFE kanë edhe shtetet të cilat nuk janë pjesë e Unionit, por të cilat kanë arritur marrëveshje për partneritet të sigurisë dhe mbrojtjes me BE-në, mes të cilave është edhe vendi ynë.
Listën prej 18 vendeve të cilat parashtruan kërkesa për kredi e përbëjnë Belgjika, Bullgaria, Greqia, Estonial Italia, Qiproja, letonia, Lituania, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Hungaria, Finlanda, Franca, Kroacia, Çekia dhe Spanja. Vlera e përgjithshme e kërkesave të parashtruara për financim nga vendet anëtare është 104 miliardë euro.
Komisioni evropian druan se vendet anëtare nuk do t'i shfrytëzojnë të gjitha mjetet e kapshme, duke vlerësuar se do të parashtrohen projekte në vlerë të përgjithshme mes 75 dhe 100 miliardë euro. Për ato arsye, eurokomisarët për mbrojtje dhe për financa, Andrius Kubilius dhe Valdis Dombrovskis u dërguan letra vendeve anëtare me të cilat u bënë thirrje të aplikojnë për shfrytëzim të mjeteve të kapshme për kredi.
23 miliardë euro tët jera nga mekanizmi SAFE plotësisht do të mund t'i shfrytëzojnë vendet të cialt deri më tani nuk kanë aplikuar për kredi.
Aplikuesit kanë afat deri në nëntor, në Bruksel të parashtrojnë plane të hollësishme për atë se si do t'i shpenzojnë mjetet për të cilat aplikojnë.
Nëse nuk shfrytëzihen të gjitha mjetet e parapara nga SAFE, për ndarje të shumës së mbetir vitin e ardhshëm me projekte të reja do të mund të aplikojnë edhe ato vende të cilave do t'u ndahen kreditë. ab/
Foto: МIА Arkivi