• e hënë, 24 qershor 2024

Gjithnjë e më sigurt lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut

Gjithnjë e më sigurt lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Që nga fillimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, bashkësia ndërkombëtare ka paralajmëruar për zgjerimin e konfliktit në gjithë rajonin dhe përfshirjen e Iranit më hapur se sa gjatë konflikteve ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 1996 dhe 2006.

Irani në prill dërgoi një mesazh me të cilin drejtëpërdrejtë e sulmoi Izraelin nga territori i tij, diçka që u konsiderua e paimagjinueshme për dekada.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh më parë deklaroi se zgjerimi i luftës në Liban do të ishte një "katastrofë përtej imagjinatës".

Pasi Izraeli iu përgjigj sulmit të Hamasit tetë muaj më parë dhe filloi një operacion ushtarak në Rripin e Gazës, filluan edhe luftimet me Hezbollahun në kufirin izraelito-libanez, por janë nën pragun e luftës së hapur.

Hezbollahu pohon se nga tetori ka kryer më shumë se 2000 sulme në Izrael, Në sulmet dytësore në Liban janë vrarë mbi 400 njerëz, kryesisht luftëtarë me uniformë, por edhe 70 civilë. Në anën izraelite kanë vdekur 16 ushtarë dhe 11 civilë. Lëvizja pro-iraniane kumtoi se do t'i ndërpresë armiqësitë vetëm kur do të arrihet marrëveshje në Rripin e Gazës.

Hezbollahu publikoi javën një video incizim të bërë me dron nga porti Haifa dhe objektivave të tjera ushtarake në veri të Izraelit, duke përfshirë Kupolën e hekurt dhe sistemet për mbrojtje ajrore Katapulta e Davudit.

Ditët e fundit është ashpërsuar retorika e përfaqësuesve të qeverisë izraelite. Ministri izraelit i Punëve të jashtme, Izrael Kac, ka paralajmëruar Hezbollahun se do të shkatërrohet në rast të një lufte gjithëpërfshirëse dhe se Izraeli është shumë afër ndryshimit të pozicionit të tij kundër Hezbollahut dhe Libanit.

Në të njëjtën kohë, armata izraelite publikoi se komandantët e IDF-së i kanë miratuar planet luftarake operative për një sulm përgjatë kufirit veriot të Izraelit dhe pritet vetëm dritë jeshile nga kryeministri Benjamin Netanjahu.

Edhe lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah u kërcënua se Izraeli nuk do të jetë i sigurt askund në rast lufte. Ai paralajmëroi gjithashtu se lufta mund të përhapet shumë përtej Levantit, madje edhe në Qipro, nëse Izraeli përdor aeroportin qipriot dhe kapacitetet logjistike.

Situata në Mesdhe do të ndryshojë tërësisht. Hezbollahu do të luftojë me të gjitha mjetet dhe pa kufij, paralajmëroi Nasrallah.

Ai theksoi se edhe liderët militantë nga Irani, Iraku, Siria, Jemeni dhe vende kanë ofruar të dërgojnë dhjetëra mijëra luftëtarë për të ndihmuar Hezbollahun, por theksoi se organizata e tij tashmë ka më shumë se 100.000 luftëtarë.

Konflikti i fundit i madh midis Izraelit dhe Hezbollahut ishte në verën e vitit 2006 dhe zgjati 34 ditë. Rreth 1200 njerëz vdiqën në konfliktin në Liban dhe 140 në Izrael. Por Hezbollahu është shumë më i armatosur sot. Vlerësohet të ketë një arsenal prej 40.000 deri në 120.000 raketa dhe e ka bërë të qartë se do ta çojë luftën në zemër të Izraelit.

Ndërkohë, autoritetet amerikane kumtuan se janë seriozisht të shqetësuar se në rast të një lufte të hapur midis Izraelit dhe Hezbollahut, grupi militant i mbështetur nga Irani mund të mposht mbrojtjen ajrore të Izraelit në veri të vendit, përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore Kupola e hekurt. Në filliim të muajit Hezbollahu pulbikoi një video në të cilën gjoja shihet se si një dron e sulmon dhe dëmton një bateri të Kupolës së hekurt në një bazë ushtarake në Izraelin verior. Mediat izraelite publikuan se ky është rasti i parë i dokumentuar i një sulmi të tillë. ls/

foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR