• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjithnjë e më e pasigurt marrëveshja për armëpushim të përkohshëm në Rripin e Gazës

Gjithnjë e më e pasigurt marrëveshja për armëpushim të përkohshëm në Rripin e Gazës

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Për shkak të sulmit të sotëm të armatës izraelite ndaj palestinezëve që prisnin ndihma humanitare në një periferi të Gazës, me shumë gjasa nuk do të arrihet marrëveshje për një armëpushim gjashtëjavor në Rripin e Gazës dhe për shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë. 

Sipas deklaratave optimiste të presidentit amerikan Xho Bajden, në bisedimet e zhvilluara në Kajro dhe Paris, me ndërmjetësuesit Katarin, Egjiptin dhe SHBA-në, deri të hënën duhej të ishte arritur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm në Rripin e Gazës.

Më par, një anëtar i lartë i Hamasit, Izat Al-Rishek paralajmëroi se vrasja e njerëzve që pritnin ndihmë mund të çojë në dështimin e bisedimeve në vazhdim që synojnë lirimin e pengjeve dhe një armëpushim.

"Negociatat nuk janë një proces i hapur. Ne nuk do të lejojmë që negociatat të jenë mbulesë për krimet e vazhdueshme të armikut kundër popullit tonë në Rripin e Gazës", theksoi Al-Rishek.

Lidhur me sulmin e sotëm të armatës izraelite ndaj palestinezëve, të cilët prisnin ndihma humanitare në një periferi të Gazës, të dyja palët njoftuan shifra diametralisht të ndryshme të të vdekurve dhe të plagosurve. Izraeli pretendon se palestinezët vdiqën në një stampedo dhe u goditën nga kamionët, ndërsa palestinezët pretendojnë se ndërsa prisnin ndihmë, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj tyre. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, 112 njerëz vdiqën, ndërsa 760 u plagosën, ndërsa aramata zraelite pretendoi se ka vrarë më pak se dhjetë njerëz.

Paraprakisht, mediat izraelite publikuan rezultate nga hetimi preliminar i armatës izraelite, sipas të cilave në incidentin e sotëm gjatë transportit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës janë vrarë më pak se dhjetë njerëz. Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) pretendojnë se dhjetëra palestinezë, të cilët vraponin pas kamionit të fundit të autokolonës humanitare, në një moment filluan të lëviznin drejt një pikë kontrolluese ushtarake izraelite.

"Oficeri i vendosur në zonën urdhëroi ushtarët që të gjuanin në ajër të shtëna paralajmëruese për shkak se palestinezët ishin në një distancë prej disa dhjetëra metrash, si dhe të gjuanin në këmbët e atyre që vazhdonin të lëviznin drejt ushtarëve", theksohet në raportin preliminar të hetimit.

Gjithashtu bëhet me dije se pas incidentit disa nga kamionët kanë vazhduar të lëvizin drejt veriut, ku dyshohet se persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj autokolonës dhe e kanë grabitur atë.

Për shkak të numrit të madh të viktimave në Gazë, me kërkesë të Algjerisë sonte do të mbahet takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Më parë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh e dënoi "incidentin" vdekjeprurës në pjesën veriore të Gazës në të cilin në të cilin pretendohet se janë vrarë më shumë se 100 njerëz ose janë plagosur përderisa pritnin ndihmë, që do t'ua shpëtonte jetën.

"Banorët e dëshpëruar të Gazës kanë nevojë për ndihmë urgjente, duke përfshirë edhe ata në veriun e rrethuar, ku për më shumë se një javë OKB-ja nuk ka qenë në gjendje të dorëzojë ndihma," tha Guteresh.

Ndërsa kreu i diplomacisë italiane Antonio Tajani bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe i kërkoi Izraelit të mbrojë popullsinë palestineze.

"Vdekjet tragjike në Gazë kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm që do të mundësonte më shumë ndihmë humanitare, lirimin e pengjeve dhe mbrojtjen e civilëve, publikoi Tajani në Iks.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miler, deklaroi se SHBA-ja ka kërkuar nga Izraeli përgjigje për atë që ka ndodhur saktësisht në Gazë, ndërsa gjithashtu k[rkoi të siguronte shpërndarjen e sigurt të ndihmave.

Ndërkohë, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështje humanitare dhe koordinatori për ndihmë urgjente Martin Grifits, deklaroi se është “i tmerruar” nga raportimet se qindra njerëz janë vrarë dhe plagosur sot gjatë transportit të ndihmave për në Gazë.

"Edhe pas gati pesë muajsh të armiqësive brutale, Gaza ka ende aftësinë të na tronditë, theksoi Grifits, duke shtuar se numri i personave të vdekur në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka tejkalur 30.000.

Edhe Presidenca palestineze e dënoi "masakrën e shëmtuar". Zyra e presidentit të Drejtorisë Palestineze, Mahmud Abass e dënoi "masakrën e shëmtuar të kryer nga ushtria okupatore izraelite". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR