• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjigantët evropianë të futbollit në “gjah” pas Belingamit

Gjigantët evropianë të futbollit në “gjah” pas Belingamit
Madrid, 8 tetor 2022 (MIA) – Gjigantët evropianë të futbollit Real Madrid, Çellsi, Mançester Junajted dhe Liverpul po tregojnë interesim të madh për shërbimet e mesfushorit të ri të Borusia Dortmundit, Xhad Bellingam (19). Sipas mediave britanike dhe spanjolle, për momentin në avantazh është Klubi mbretëror i cili pretendohet se tashmë një vit po negocion me klubin e Bundesligës. Mediat theksojnë se negociatat kanë arritur në “fazën e numrave”, ndërsa përmendet një dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh. Presidenti i Realit, Florentino Perez tek i riu Belingam sheh pjesën e fundit në mozaikun e tij sa i takon mesfushës, pasi klubi spanjoll tashmë ka angazhuar futbollistët e talentuar francezë Aurelien Çuameni (22) dhe Eduard Kamavinga (19). Belingam erdhi në Borusia Dortmund në vitin 2020 nga Birmingami për 28 milionë euro, ndërsa në 102 ndeshje në fanellën e Bundesligës shënoi 14 gola.

QËNDRONI TË LIDHUR