• e premte, 22 nëntor 2024

Gjermania u ka bërë thirrje vendeve të zhvilluara industriale që t'i plotësojnë premtimet për klimën

Gjermania u ka bërë thirrje vendeve të zhvilluara industriale që t'i plotësojnë premtimet për klimën

Berlin, 25 prill 2024 (MIA) - Gjermania u ka bërë thirrje vendeve të zhvilluara industriale që t'i plotësojnë premtimet e tyre për klimën dhe të mos i zvogëlojnë resurset financiare për vendet në zhvillim.

"Ne në vendet e industrializuara duhet të vazhdojmë t'i plotësojmë obligimet tona", deklaroi shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok para pjesëmarrësve të takimit të Dialogut klimatik të Peterburgut në Berlin.

Ajo premtoi se Gjermania do të vazhdojë të sigurojë më shumë se gjashtë miliardë euro në vit për projektet klimatike në vendet në zhvillim në vitet e ardhshme, edhe krahas ndikimit negativ ndaj buxhetit shtetëror për shkak të luftës në Ukrainë.

"Mjetet e tona financiare për mjedisin jetësor arritën 6,4 miliardë euro dhe dëshiroj të konfirmoj se qëllimi i jonë për vitin 2025 është gjashtë miliardë euro, edhe pse ballafaqohemi me presion të madh ndaj buxhetit, si dhe shumë tjerë", tha Berbok.

Ajo shtoi se me rëndësi kyçe është që vendet e zhvilluara t'u ndihmojnë vendeve në zhvillim.

"I inkurajojmë vendet tjera industriale që ta ndjekin shembullin tonë që të vazhdojmë së bashku ta plotësojmë përkushtimin tonë prej 100 miliardë eurove për vendet në zhvillim, siç më në fund për herë të parë kemi bërë në vitin 2022", tha Berbok.

Në Dialogun dyditor klimatik të Peterburgut marrin pjesë politikanë dhe ekspertë klimatikë nga më shumë se 40 vende. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR