• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjermania kërkon rregulla më rigoroze në BE

Gjermania kërkon rregulla më rigoroze në BE

Berlin, 6 prill 2023 (MIA) - Qeveria gjermane dëshiron BE-ja t'i ashpërsojë rregullat për shlyerjen e borxheve për vendet me borxhe të larta, publikoi sot "Fajnenshëll tajms".

Ajo bën hirrje për vendosjen e rregullave të cilat do të nënkuptonin ulje të pjesëmarrjes së borxhit në BPV për një për qind në vit, ndërsa vendet me borxhe më të vogla duhet ta ulin për gjysmë për qind në vit, gjegjësisht të borxheve ndaj BPV-së, qëndron në dokumentin në të cilin ka pasur qasje "Fajnenshëll tajms".

Sipas rregullave aktuale, vendet-anëtare të BE-së duhet për 1/20 në vit t'i ulin borxhet të cilat tejkalojnë 60 për qind të BPV-së.

Komisioni Evropian propozoi ndryshime të këtyre rregullave në nëntor të vitit të kaluar, me qëllim që të rritet "pronësia shtetërore" e borxhit, si edhe të krijohet më shumë hapësirë për uljen e tij, me zbatimin më rigoroz të këtyre dispozitave.

 

QËNDRONI TË LIDHUR