• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjermania kërkon reforma të shpejta në BE derisa Polonia kërkon të heqë të drejtën për azil

Gjermania kërkon reforma të shpejta në BE derisa Polonia kërkon të heqë të drejtën për azil

Berlin, 15 tetor 2-24 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok sot bëri thirrje për zbatimin e shpejtë të Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (CEAS) në Bashkimin Evropian, ndërsa qeveria polake diskutoi për pezullimin e të drejtës së azilit.

Duke folur në Berlin në takimin me homologun e saj nga Maqedonia Timço Mucunski, Berbok tha se pakoja e re duhet "të zgjidhet tani me ambicie dhe të zbatohet", lajmëroi DPA.

Kabineti polak sot diskutoi për pezullimin e të drejtës për azil.

Polonia dhe BE-ja akuzojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe aleatin e tij, presidentin bjellorus Aleksandar Lukashenko, se qëllimisht i drejton emigrantët nga rajonet e krizave drejt kufirit lindor të Polonisë me Bjellorusinë. Kufiri është njëkohësisht edhe kufi i jashtëm i BE-së.

Vendet-anëzare të BE-së dhe Parlamenti Evropian i pajtuan për reforma të CEAS në dhjetor pas një debati të gjatë. Reformat parashikojnë ashpërsim të rregullave për procedurat për azil.

Berbok tha se Putini e shfrytëzon migrimin si armë.

"Ne si evropianë duhet së bashku të kundërshtohemi në këtë luftë hibride. Nuk duhet të na lejohet ta harojmë se qëllimi i Putinit është ta ndajë shoqërinë evropiane", theksoi ajo.

Uniteti i BE-së ishte nga vlera thelbësore veçanërisht në lidhje me migrimin që të sigurohet se populistëve nuk do t'u lejohet të bëjnë përgjithësime gjithëpërfshirëse në lidhje me grupe të caktuara për t'i nënçmuar ata", shtoi Berbok. sa/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR