• e enjte, 17 korrik 2025

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe ofrojnë negociata urgjente me Iranin për programin bërthamor

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe ofrojnë negociata urgjente me Iranin për programin bërthamor

Berlin, 15 qershor 2025 (MIA) - Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme menjëherë të fillojnë bisedime me Iranin rreth programit të tij bërthamor në tentim që të ulet tensioni në Lindjen e Afërt, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadeful.

"Shpresoj se kjo është akoma e mundshme", deklaroi Vadeful për televizionin publik gjerman ARD, duke shtuar se Teherani paraprakisht e ka braktisur mundësinë për bisedime konstruktime.

Ai theksoi se deeskalimi dhe paqja afatgjate në rajon janë të mundshme vetëm nëse Irani ndërpret së qeni kërcënim për rajonin, Izraelin dhe Evropën. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR