• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjermania e vazhdon kontrollin e kufijve m Poloninë, Zvicrën dhe Çekinë

Gjermania e vazhdon kontrollin e kufijve m Poloninë, Zvicrën dhe Çekinë

Berlin, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria gjermane e Punëve të Brendshme sot paralajmëroi vazhdimin e kontrolleve të kufijve me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën deri nga mesi i marsit të vitit 2024, si pjesë e luftës së Berlinit kundër kontrabandës dhe kufizimit të emigracionit të parregullt.

"Ligji evropian e parasheh këtë qasje hap pas hapi. Kjo do të thotë se policia federale mund të vazhdojë në mënyrë fleksibile ta sistemojë tërë pakon e masave stacionuese dhe mobile të policisë kufitare", deklaroi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nensi Fezer, transmetoi portali i Berlinit, Politiko.

Sipas saj, lufta gjermane kundër veprimit të paskrupullt të kontrabandistëve, të cilët në mënyrë brutale i rrezikojnë jetët e njerëzve, është e suksesshme. Nga mesi i tetorit, policia federale arrestoi reth 340 kontrabandistë si pjesë e kontrolleve të kufijve të brendshëm, shtoi ajo.

Fezer tha se numri i hyrjeve të paautorizuara në tërë vendin është ulur për mbi 60 për qind pasi që u vendpsën kotnrollet e përkohshme kufitare në tetor, prej mbi 20.000 në tetor në rreth 7.300 në nëntor.

Nga fundi i shtatorit, Gjermania vendosi kontrolle në kufijt me Poloninë dhe Çekinë, për shkak të presionit të rritur për ta ndaluar valën e kërkuesve të azilit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR