• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjermania do të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në tetë miliardë euro

Gjermania do të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në tetë miliardë euro

Berlin, 12 nëntor 2023 (MIA) - Koalicioni qeveritar në Gjermani vendosi të dyfishojë ndihmën ushtarake të vendit për Ukrainën për vitin e ardhshëm 2024, e cila do të arrijë tetë miliardë euro, publikoi Blumberg, duke i'u referuar burimeve anonime.

Nëse kjo shumë miratohet nga parlamenti, në të cilin koalicioni qeverisës i kancelarit Olaf Sholc ka shumicën, atëherë shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë do të tejkalojnë dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të kërkuar nga NATO-ja.

Deputetët e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë e kancelarit Sholc, Partia Demokratike e Lirë dhe të Gjelbërit arritën një marrëveshje këtë javë për një buxhet të propozuar federal për vitin 2024, raportoi Blumberg. Për momentin nuk ka asnjë koment për këtë temë nga Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë e udhëhequr nga Boris Pistorius. sa/

foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR