• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjeorgjievski paralajmëroi ndërtimin e një bulevardi të ri "Kroacia" në Shkup

Gjeorgjievski paralajmëroi ndërtimin e një bulevardi të ri

Shkup, 16 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO - DPMNE, Orce Gjorgjievski, sot në konferencë për shtyp paralajmëroi ndërtimin e fazës së parë të bulevardit të ri "Kroacia", me gjatësi 3.800 metra.

Sipas tij, ky është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës për pjesën lindore të Shkupit.

"Po krijojmë një lidhje strategjike midis Gazi Babës, Butelit dhe Çairit, si pjesë e qarkores së brendshme të Shkupit. Kjo do të mundësojë rrjedhë më të shpejtë të trafikut, do ta çlirojë qendrën nga automjetet e transportit dhe do të hapë mundësi të reja për rritje ekonomike dhe lidhje lokale", tha Gjorgievski.

"Kroacia", theksoi, do të jetë një bulevard modern, i sigurt dhe funksional, i ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe me të gjitha elementet e një zgjidhjeve moderne të trafikut. Paralelisht me ndërtimin e bulevardit të ri, paralajmëroi edhe një degë të re të ujësjellësit, për përmirësimin e furnizimit me ujë në zonën e lartë të Autokomandës dhe Zhelezarës, si dhe në fshatrat përreth në komunën e Gazi Babës. ls/ 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR