• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjeorgjia ka miratuar ligjin kontrovers të "agjentëve të huaj" që shkaktoi kaos në vend

Gjeorgjia ka miratuar ligjin kontrovers të

Tbilisi, 14 maj 2024 (MIA) - Parlamenti i Gjeorgjisë ka miratuar ligjin kontrovers të "agjentëve të huaj" pavarësisht kundërshtimit të fortë nga qytetarët dhe paralajmërimet nga Bashkimi Evropian se miratimi i tij do të rrezikonte shanset e vendit për t'u bashkuar me komunitetin.

Ligji i ri do t'u kërkojë organizatave që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si "agjentë të ndikimit të huaj" ose të përballen me dënime të rënda. Kundërshtarët thonë se ligji është bërë sipas ligjeve të ngjashme në Rusi që Kremlini ka përdorur për të ngulfatur opozitën dhe shoqërinë civile.

Shumë gjeorgjianë kanë frikë se ligji për agjentët e huaj do të përdoret në të njëjtën mënyrë në vendin e tyre. Demonstratat masive kanë paralizuar prej ditësh kryeqytetin Tbilisi.

Partia në pushtet "Ëndrra gjeorgjiane", e cila e shtyu ligjin, iu kundërpërgjigj kritikave duke kumtuar se masa do të nxiste transparencën dhe sovranitetin kombëtar.

Parlamenti gjeorgjian tani ka 10 ditë për t'ia dërguar ligjin presidentes Salome Zurabiçvili e cila tashmë ka premtuar se do të vendos veton ndaj tij. Presidentja ka dy javë për ta bërë këtë, por parlamenti mund të anulojë veton e saj me një votë tjetër, këtë herë me një shumicë të thjeshtë. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR