• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjeneral Kavoli: Rusia nuk ka forca të mjaftueshme për avancim të madh në Ukrainë

Gjeneral Kavoli: Rusia nuk ka forca të mjaftueshme për avancim të madh në Ukrainë

Bruksel, 16 maj 2024 (MIA) - Rusia nuk ka forca të mjaftueshme për avancim të madh në Ukrainë, deklaroi sot në konferencën për media në Bruksel, gjenerali amerikan Kristofer Kavoli, komandanti suprem i Forcave aleate në Evropë, transmetojnē mediat franceze.

Ukraina sot kumtoi se po ngadalëson avancimin e forcave ruse në pjesën verilindore të vendit, ku situata, siç tha vetë presidenti Volodimir Zelenski, është akoma jashtëzakonisht e vështirë. Moska në këtë pjesë të Ukrainës po ndërmerr ofensivë e cila i mundësoi të arrijë përfitime territoriale, më të mëdhatë që nga fundi i vitit 2022, theksojnë mediat franceze.

"Jam në kontakt të ngushtë me kolegët tanë ukrainas dhe jam i sigurt në aftësinë e tyre për të rezistuar", tha gjenerali.

Me qëllim për të kundërshtuar këtë ofensivë, Kievi insiston në përshpejtimin e dërgimit të armëve dhe municionit të premtuar nga forcat aleate dhe kritikon rregullisht afatet shumë të gjata.

Megjithatë, Kavoli sot siguroi opinionin se për momentin po zhvillohen  dërgesa të konsiderueshme të armëve.

'Në këtë moment po u dërgojmë sasi të madhe municioni, sasi të mëdha të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore me diametër të shkurtër dhe një numër të konsiderueshëm të automjeteve të blinduara", shtoi ai.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR