• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjendja me kollën e mirë është nën kontroll, por ende nuk është stabile, nga 56 raste - 46 janë në Shkup

Gjendja me kollën e mirë është nën kontroll, por ende nuk është stabile, nga 56 raste - 46 janë në Shkup

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Gjendja me kollën e mirë është nën kontroll. Nuk mund të themi se është stabile, sepse ende ka rritje të rasteve të konfirmuara dhe për momentin janë konfirmuar gjithsej 56 raste të të infektuarve me kollën e mirë, prej të cilëve 46 janë nga Shkupi. Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 14 janë fëmijë nën një vjeç dhe nëntë janë nga mosha 1 deri në 4 vjeç. Gjashtëmbëdhjetë janë të pavaksinuar, 12 të komplet të pavaksinuar, deklaroi sot kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski pas mbledhjes së Komisionit.

"Për dallim nga hera e fundit kur kemi bërë përmbledhjen e situatës epidemiologjike, tani po shfaqen edhe adoleshentët, fëmijë të moshës 10 vjeç deri në moshën 14 vjeç dhe më të moshuar dhe me gjasë në javët e ardhshme do të ketë një ndryshim të lehtë të strukturës demografike nga rastet pozitive, pra presim tek të moshuarit dhe ta konfirmojmë më shpesh këtë sëmundje. Mirëpo, përsëri dua të potencoj se shqetësimi jonë më i madh është se sistemi shëndetësor është parandalimi i përhapjes së infeksionit tek fëmijët, tek të vegjlit, sepse fëmijët deri në një vjeç janë më të prekur, pra më të rrezikuar me këtë sëmundje", tha ai.

Shtoi se mbetet rekomandimi për plotësimin e dozave të munguara të vaksinës mbetet dhe jehona pra nga 18 janari kur është dhënë rekomandimi i parë deri më 14 shkurt, janë vaksinuar gjithsej mbi 13.000 fëmijë. që sipas tij është një përgjigje solide, por siç tha ai, "ka ende mijëra fëmijë që duhet të vaksinohen dhe nuk janë vaksinuar".

Në lidhje me atë se a duhet të rivaksinohen të rriturit, Petliçkovski tha se kolla e mirë për të rriturit nuk është sëmundje serioze, ka shërim dhe nuk ka pse të frikësohen.

"Personat e rritur, si bartës tek fëmijët e vegjël, janë të rrezikshëm dhe për këtë arsye konsiderohen dhe rekomandohen në këtë udhëzues dhe mbrojtja e tyre. Mbrojtja e parë me vaksina, e dyta mbrojtja me antibiotikë. Vaksina për të rritur për momentin nuk ka por jemi shumë afër t'i furnizojmë mendoj se është çështje dite sepse ka filluar procedura, ka paralajmërim se do të arrijnë shumë shpejt dhe mendoj se nga fillimi i javës së ardhshme mund të presim edhe këto doza. Ajo vaksinë për të rriturit është e njëjta vaksinë që rekomandohet për gratë shtatzëna", informon Petliçkovski.

Ai shtoi se vaksinat sigurojnë imunitet që zgjat midis pesë deri në dhjetë vjet dhe është shumë solid dhe qëllimi i vaksinimit është të kapërcehet periudha kritike e moshës për këtë sëmundje.

Zëdhënësi i Komisionit, Zllate Mehmedoviq në  lidhje me mundësinë e epidemisë së fruthit në vendin tonë, si në disa vende evropiane, veçanërisht në Rumani, thotë se prindërit duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe t'i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe se ky është parimi bazë i mbrojtjes.

"Nëntëdhjetë e pesë për qind të vaksinuar kundër çdo sëmundjeje na siguron se kemi një popullatë të sigurt dhe se nuk do të kemi përhapje të infeksionit", tha ai dhe shtoi se po komunikojnë intensivisht me ekipet e vaksinimit për të na treguar problemet themelore dhe problemi numër një, sipas tij, është lëvizja antivakser dhe përhapja e titujve bombastikë që bien ndesh me atë që bëjnë dhe rrezikojnë shëndetin publik". rq/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR