• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjendja makroekonomike dhe buxhetore e Eurozonës temë në takimin e Eurogrupit

Gjendja makroekonomike dhe buxhetore e Eurozonës temë në takimin e Eurogrupit

Bruksel, 13 maj 2024 (MIA) - Zhvillimet dhe perspektivat e fundit makroekonomike në Eurozonë do të jenë tema kryesore e takimit të sotëm në Bruksel e ministrave të financave të vendeve anëtarë në BE që e përdorin euron si valutë, e njohur si takim i Eurogrupit.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, është parashikuar kryetari i Eurogrupit, ministri irlandez për shpenzime të jashtme, zbatim të planit nacional zhvillimor dhe reformave, Paskal Donahau dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së të japin vlerësimin e tyre për gjendjen makroekonomike në Eurozonë, ndërsa Komisionit Evropian do t'i prezantojë qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet buxhetore.

Shtesë, ministrat do të informohen për rezultatet e takimeve të fundit ndërkombëtare, para së gjithash nga takimi i ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve anëtare të G7, që u mbajt muajin e kaluar në Uashington, ndërsa ministri portugez i financave, Zhoakim Miranda Sarmento do t'i prezantojë prioritetet e politikës ekonomike dhe financiare të qeverisë së re të Portugalisë.

Ministrat do të diskutojnë edhe për gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme të sistemit bankar të Eurozonës, si dhe masat që duhen marrë për të forcuar elasticitetin e tij.

Bazuar në analizën e Komisionit Evropian për hendekun midis inovacionit dhe produktivitetit, ministrat pritet të diskutojnë për kostot e kërkimit dhe zhvillimit dhe mungesën e mjejteve për inovacionin dhe kapitalin njerëzor me të cilin përballet BE-ja, si dhe masat që nga ky aspekt duhen marrë në të ardhmen në kuadër të politikave të perspektivës makrostrukturore dhe makrofiskale. Pikëpamjet e tij për këtë temë para ministrave do t'i prezantojë kryetari i Bordit të Këshillit Evropian për inovacione, Mihael Shefer.

Takimi është planifikuar të përfundojë me një darkë pune në të cilën ministrat do të vazhdojnë debatin e nisur në mars për të ardhmen e Unionit në tregun e kapitalit dhe mënyrat për ta përmirësuar atë, në të cilin ish-nënkryetari i Bankës Qendrore Evropiane dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Francës, Kristian Noaje do të prezantojë raportin e tij mbi zhvillimin e tregjeve evropiane të kapitalit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR