• e martë, 24 dhjetor 2024
Gjendja e rrugëve

31 korrik 2023 

Prej 1 korrik e deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në vend vendoset regjim veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.  

Siç informon LAMM, ndalesa ka të bëjë për këto termine: e premte nga ora 17:00 deri në orën 22:00, e shtunë nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00.

Në rrugën magjistrale A2: Shkup – Ohër – Shkup, gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda të mallrave, masa totale e të cilave kalon 7,5 tonë, në intervalet e mëposhtme: e premte nga ora 15:00 deri në ora 22:00, e shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 22:00

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe në vendkalimin kugfitar Bogorodicë për dalje nga shteti vërehet frekuencë e rritur e veturave, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga vërshimet e ndodhura më 14 qershor 2003 në Dellçevë dhe rrethinë janë dëmtuar themelet e urës Cërvenska Reka në rrugën kryesore A3 seksioni Makedonska Kamenicë - Dellçevë. Trafiku në urë zhvillohet në mënyrë alternative, në një korsi.

Rruga rajonale nga fshati Izvor për në Prilep, më saktësisht fshati Stepanc komuna e Çashkës në drejtim të Prilepit është e mbuluar me rrëshqitje dheu dhe baltë për shkak të shiut dhe është e pakalueshme.

Duke filluar nga data 08.4.2023, aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është i hapur për komunikacion të automjeteve me peshë të lejuar deri 3,5 tonë. 

Nga data 03.7.2023 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore me të cilat do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në rrugën rajonale R1201 Strugë – Dibër (faza 1 asfaltimi afër fshatit Glloboçicë dhe faza 2 – asfaltimi afër fshatit Lukovë) ku do të ketë mbyllje të tërësishme të komunikacionit nga ora 10:00 deri në 14:00. Aktivitetet e ndërtimit në rrugën rajonale do të kryhen deri më 8 korrik 2023.

Për shkak të asfaltimit nga data 19.06 deri më 23.06.2023, pjesa Veles - Gradsko (në komunën Gradsko) do të jetë e mbyllur për qarkullim në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 18:00.

Nga data 16 qershor 2023 filloi rikonstruksioni i rrugës rajonale R 1206 nga rrethrrotullimi në fshatin Bogovinë deri në fshatin Pirok. Punimet ndërtimore do të kryhen në 10 ditët e ardhshme çdo ditë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 me ndërprerje të herëpashershme të qarkullimit.

Nga 14 qershor 2023 filloi projekti "Rehabilitimi i  rrugës R1303, pjesa Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbaros. Qarkullimi në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi maksimale prej 30 km/h.

Për shkak realizimit të punimeve ndërtimore (rindërtimi i rrugës) në rrugën Podmolje - Ohër në autostradën A3, komunikacioni do të rikahëzohet përmes rrugës rajonale R-1208. Punimet do të nisin më 9 qershor 2023 dhe në vendngjarje do të vendoset sinjalistika përkatëse e trafikut.

SHN Granit SHA Shkup njofton se për shkak të punimeve ndërtimore gjatë rikonstruksionit dhe ndërtimit të rrugës shtetërore A2, pjesa: Kriva Pallankë - VK Deve Bair, do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit.

DGT Zhikol SHPKNJ njoftoi se në ditën 10.5.2023 për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore në seksionin Strumicë - Dabiljë, është vendosur regjim i përkohshëm komunikacioni.   

Më 08.05.202 filluan aktivitetet ndërtimore: Vendosja e bankinës në autostradën A2, seksioni Shkup - Tetovë, nga ana e firmës NSHN BITEM SHPKNJP Shkup sipas Marrëveshjes së lidhur ndërmjet Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe firmës realizuese NSHN BITEM SHPKNJP Shkup. Në trasenë në të cilën realizohen punët ndërtimore ka regjim të përkohshëm komunikacioni.   

Nga 26.4.2023 filluan aktivitetet ndërtimore në Rrugën Shtetërore A1, në drejtim nga Demir Kapija në Negotinë, për të cilën do të ndryshohet regjimi i qarkullimit me mbylljen e plotë të autostradës në kryqëzimin Demir Kapi, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet në Rrugën Rajonale R1102.  

Sipas informacioneve të DGT Zhikoll, për shkak të punimeve ndërtimore në rrugën shtetërore A2, aksi rrugor Milladinovc-Hipodrom, komunikacioni  në autostradë do të zhvillohet sipas regjimit kohor. 

Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën e shpejtë nga Gradsko deri në Drenovë, në rrugën shtetërore A1, aksi Veles – Negotinë, do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit. Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja drejtimet në autostradën E-75. Komunikacioni do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi V=80 km/h në zonën e sheshndërtimit. Regjimi do të zbatohet deri në ndërtimin e plotë të qarkores së re Gradsko. 

Nga data 03.11.2022 filluan punimet ndërtimore në rrugën shtetërore A4, Bllacë – Shkup. Punimet ndërtimore fillojnë me mbylljen e plotë prej 11 + 056 km deri në 12 + 369 km dhe riorientimin e komunikacionit nëpër rrjetin e komunikacionit përreth.

SH.N. Ilinden – Strugë njofton se në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, në seksionin nga fshati Trebenishtë – Ohër prej datës 13.10.2022 është vendosur regjim i ndryshuar i komunikacionit. Pjesëmarrësit në komunikacion rekomandohen që t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. 

Në rrugën rajonale R1102, gjegjësisht seksioni Veles – Gradsko, për shkak të punimeve ndërtimore, aksi në fjalë do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 28.09.2022. në 9 muajt e ardhshëm komunikacioni do të zhvillohet sipas regjimit të përkohshëm të komunikacionit. 

STRABAG AG njofton: Në bazë të Miratimit për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1 – aksi Veles-Negotinë, të dhënë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me numër 11-rr-46/4, nga 21.07.2022, që ka të bëjë për ndërtimin e pjesës së re Gradsko (si pjesë e autostradës A1), në pjesën e lartpërmendur do të kryhen punime ndërtimore edhe në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit. 

Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja akset rrugore të autostradës E-75, në zonën e ndërtimit të unazës së re Gradsko edhe atë në drejtim të pikës kufitare Bogorodicë dhe në drejtim të vendkalimit kufitar Tabanoc. Komunikacioni do të zhvillohet nëpër korsinë për komunikacion, ndërsa nuk do të mund të lëvizë në korsinë e tejkalimit. 

SHN Granit SHA Shkup njofton se në pajtim me miratimin e lëshuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit gjatë ndërtimit të autostradës A4, segmenti VK “Bllacë” – Shkup ( qarkorja “Stenkovec”) Nënaksi 1 – zgjerimi i rrugës ekzistuese A4 nga VK “Bllacë” deri në fshatin  Bllacë  në nivelin e autostradës dhe ndërtimi i një pjese të autostradës me qarkore për lidhje me rrugë lokale për në fshatin Bllacë, para pikës kufitare “Bllacë” nga 17.06.2022. në vendin e punimeve të ndërtimit zhvillohet regjim i përkohshëm i qarkullimit të dyanshëm me sinjalizues përkatës.  

Sipas informatës nga Shoqata e Ndërtimtarisë Pellagonia SHA Gostivar, prej datës 05.09.2022 realizohen aktivitetet ndërtimore për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në km 19+500 (afër fshatit Glloboçicë) dhe 24+000 (afër fshatit Llukovë) në rrugën rajonale R1001 aksi Strugë – Dibër. Komunikacioni po zhvillohet në mënyrë alternative dhe është rregulluar me semaforë. 

"Stenton gradba SHPK" njofton për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1, segmenti Gradsko-Prilep (Farishë-Prilep), konkretisht pas urës në lumin Raec drejt Pletvarit për shkak të aktiviteteve ndërtimore nga data 02.03.2022. në lidhje me projektin Rehabilitimi i rrugës shtetërore A1, pjesa Farish-Prilep dhe do të zgjasë në12 muajt e ardhshëm. Për shkak të punimeve ndërtimore do të ketë ndryshim të qarkullimit në dy korsi, drejtuesit e mjeteve duhet t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur në rrugë dhe të lëvizin me shpejtësi të ulur gjatë kalimit në aksin ku po zhvillohen punimet. 

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes. 

LAMM - QENDRA INFORMATIVE

Tel. (02)15-555

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR