Gjendja e rrugëve
- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
- Post By Sara Ademi
- 07:15, 12 shtator, 2025
Shkup, 12 shtator 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Viadukt Trejd - SHPKNJP prej 01.09.2025 filloi me fazën e re të aktiviteteve ndërtimore, përkatësisht vendosjen e ndryshimit të përkohshëm të regjimit në komunikacion gjatë sanimit të urës Zdunje (ura në lumin Vardar), rruga shtetërore A2, aksi Gostivar - Strazhë me periudhë prej gjashtë muajve.
Nga data 12.09.2025 (e premte), do të fillojnë aktivitetet ndërtimore - sanimi i një rrëshqitjeje dheu në rrugën rajonale R1202, seksioni Kosovrasti - Melniçki Most, gjegjësisht do të vendoset një ndryshim i përkohshëm i regjimit të trafikut deri në përfundimin e aktiviteteve.
Nga 03.09.2025 në drejtimin rrugor Gostivar - Tetovë dhe anasjelltas nga pikëpagesa Tetovë deri tek pikëpagesa Gostivar, do të kryhen punë ndërtimroe hulumtuese, për ç'shkak komunikacioni do të zhvillohet nën regjim të përkohshëm të komunikacionit.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.