• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjendja e krizës në SHNP "Idrizovë" do të zgjasë derisa të punësohen policë të rinj nëpër burgje, thotë drejtori Jovanovski

Gjendja e krizës në SHNP

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Derisa vazhdon praktika e numrit të madh të policëve të burgjeve të cilët nuk kanë marrë vendime për punësim të rregullt, do të vazhdojë gjendja e krizës në territorin e burgut të "Idrizovës", deklaroi drejtori i burgut, Zoran Jovanovski.

Gjendja e krizës është shpallur në qershor të vitit të kaluar me qëllim parandalimin e kërcënimeve të sigurisë dhe forcimin e sigurisë së institucionit si pasojë e mungesës së stafit të pamjaftueshëm në burg.

Për momentin pritet miratim nga Ministria e Financave për punësimin e pjesëtarëve të rinj në policinë e burgjeve, ndërkohë "Idrizovën" është nën mbrojtjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me kushtet momentale në burg, para ngjarjes së sotme "Lufta kundër torturës dhe trajtimit jo njerëzor", Jovanovski informoi se po bëhet rikonstruktimi, megjithatë ende ka stërngarkim.

"Po bëhet rikonstruimi, në lidhje me sanimin e disa dëmtimeve në repartin gjysmë të hapur dhe të hapur, ndërsa në repartet e mbyllura janë objektet që janë trashëguar dhe aty janë duke u përmirësuar kushtet për akomodimin në lidhje me kapacitetet, megjithatë ende ka stërngarkim".

Ai shtoi se, për të shmangur incidentet, drejtoria e burgut kryen kontrolle permanente dhe merr gjësende të paligjshme, siç janë thika, kaçavida, pincë e gjësende të tjera dhe informoi se kanë kërkuar më shumë skanerë.

"Ne si Drejtori kemi kërkuar që të rritet numri i skanerëve dhe deri më sot nuk kemi asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse që duhet t'i prokurojnë ata skanerë", tha ai. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR