• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjendja e Ficos po përmirësohet

Gjendja e Ficos po përmirësohet

 Bratislavë, 27 maj 2024 (MIA) - Gjendja e kryeministrit sllovak Robert Fico pas atentatit është duke u përmirësuar, kumtoi sot qeveria sllovake dhe Spitali Universitar F.D. Rusevelt.

Bazuar në rezultatet e ekzaminimit, mbledhja e sotme e këshillit konfirmoi përmirësimin gradual të gjendjes shëndetësore të kryeministrit, kumtoi qeveria sllovake pa specifikuar detaje të tjera.

Më 15 maj, shkrimtari 71 vjeçar Juraj Cintula qëlloi Ficon,ndërsa policia e arrestoi menjëherë. Kryeministri sllovak është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Banjskë Bistricë në gjendje të rëndë, ku është kryer operacioni.

Cintula është në paraburgim dhe do të përballet me dënim prej 25 vjet deri në burgim të përjetshëm. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR