• e mërkurë, 26 qershor 2024

Gjendet vetura e vjedhur në Manastir, arrestohet hajduti

Gjendet vetura e vjedhur në Manastir, arrestohet hajduti

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Nëpunësit policor nga Policia kriminalistike të SPB-së Manastir sonte në ora 20:00 privuan nga liria D.R. (37) nga Manastiri. Ai dyshohet se sot rreth orës 19:11 në Manastir në rrugën "Bulevardi Prvi Maj"”, duke e shfrytëzuar faktin se i kanë mbetur çelësat në bravë, ka marrë automjetin “"Seat" me targa të Manastirit.

Nga ana e nëpunësve policor të policisë kriminalistike të SPB-së Manastir automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj D.R. do të ngritet padi përkatëse. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR