Gjendet marihuanë në shtëpinë e një 24-vjeçari nga Shkupi
- Gjatë bastisjes në shtëpinë e një të riu nga Shkupi është gjetur marihuanë, informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:29, 19 janar, 2024

Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - Gjatë bastisjes në shtëpinë e një të riu nga Shkupi është gjetur marihuanë, informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Nëpunës të policisë nga Njësia për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, dje në orën 10.30 në zonën e Shuto Orizarës, e kanë privuar nga K.A., të moshës 24 vjeç. Gjatë bastisjes në shtëpinë ku banon, të kryer me vendim gjykate, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë", sqarojnë nga MPB-ja.
Personi është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Foto: Arkivi i MIA-s