• e shtunë, 29 qershor 2024

Gjendet drogë në Radovish, arrestohen dy persona

Gjendet drogë në Radovish, arrestohen dy persona

Shkup, 7 tetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit policor Radovish mbrëmë në ora 21:30 e kanë privuar nga liria personin S.S. (39) nga Radovishi, të cilit gjatë kontrollit iu gjet marihuana. S.S. është ndaluar në komisariat dhe në një bisedë zyrtare ka deklaruar se marihuanën e ka siguruar nga D.L. (38) nga Radovishi.

Ndërkohë sot me urdhër të gjyqtarit nga Gjykata Themelore e Radovishit, është kryer bastisja në shtëpinë e D.L., ku janë gjetur dy thasë polietileni me marihuanë.

MPB njofton se D.L. është ndaluar në Stacionin Policor të Radovishit dhe pas dokumentimit të rasteve do t'i dërgohet kallëzim përkatës PTHP të Radovishit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR