Gjenden turistet e humbura nga Portugalia në rajonin Vodno-Matkë
- Dy turistet e reja nga Portugalia, të cilët humbën sot në zonën nga maja e Vodnos drejt Matkës janë gjetur sot pasdite, njofton Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
- Post By Fami Bajrami
- 21:08, 26 shtator, 2025
Shkup, 26 shtator 2025 (MIA) - Dy turistet e reja nga Portugalia, të cilët humbën sot në zonën nga maja e Vodnos drejt Matkës janë gjetur sot pasdite, njofton Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
"Sot rreth orës 17:00 nga Qendra për Menaxhim me Kriza na njoftuan për dy turiste të humbura në zonën nga maja e Vodnos drejt Matkës. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mobilizoi urgjentisht ekipin e shpëtimit malor nga Tetova dhe menjëherë u dërgua për kërkime në terren", informojnë nga DMSH.
Dy vajzat nga Portugalia u gjetën në orën 18:40 dhe u dërguan në restorantin "Matkë", ku u pritën nga Konsulli i Republikës së Portugalisë.
Foto: DMSH