• e martë, 02 korrik 2024

Gjenden paketime me drogë dhe telefona celularë gjatë një bastisjeje në INK Burgu Shkup

Gjenden paketime me drogë dhe telefona celularë gjatë një bastisjeje në INK Burgu Shkup

Shkup, 5 mars 2023 (МИА) - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë kontrollit të sotë aksional të kryer në Institucionin Ndëshkues Korrigjues Burgu Shkup, janë gjetur dhe janë marrë 25 paketime me materie pluhur ngjyrë të bardhë, gjashtë paketime me marijuanë dhe 12 telefona celularë.

Sot (05.03.2023) Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz-Sektori për Hetime Kriminalistike-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale Policore, SPB Shkup dhe ekipe të qenve zyrtar nga Dogana mobile, nën udhëheqjen e Prokurorit Publik realizuan kontrollim aksional në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Që atje informojnë se gjatë kontrollit, në bazë të urdhëresës gjyqësore, janë kryer bastisje në dy qeli dhe gjatë kësaj janë gjetur dhe sekuestruar 25 paketime me materie pluhur ngjyrë të bardhë si dhe dymbëdhjetë telefona celularë.

Gjatë ekspertizës së kryer dhe dokumentimit të plotë të rastit, Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz do të shtrojë kallëzim përkatës penal.

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR