• e premte, 28 qershor 2024

Gjenden migrantë nga Siria, arrestohet kontrabanduesi

Gjenden migrantë nga Siria, arrestohet kontrabanduesi

 Shkup, 16 prill 2023 (MIA) - Në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të pikëpagesës Demir Kapi, në mëngjesin e sotëm rreth orës  06:10 është arrestuar  I.B. (22) nga Shkupi 

 Siç bëri të ditur MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “audi” me tabela regjistrimi nacionale të Zvicrës, të cilin ai e ka drejtuar, janë gjetur 11 migrantë nga Siria, prej tyre një pjesë persona minorenë.

 Ai nuk është ndaluar në shenjën e dhënë për ndalim, ka vazhduar me qarkullimin dhe me automjetin ka thyer traun e pikëpagesës. Pas ndërmarrjes së masave automjeti është ndaluar, pas së cilës I.B. ka tentuar të arratiset, por shumë shpejtë është kapur dhe është arrestuar.

 Migrantët janë transferuar në qendër për pranim, kurse I.B. është në mbajtje në stacion policor. 

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, shtojnë nga MPB-ja. ar/

 Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR