• e martë, 08 tetor 2024

Gjenden dy vajzat nga rajoni i Strumicës, të cilat u raportuan se janë humbur në një ekskursion në Shkup

Gjenden  dy vajzat nga rajoni i Strumicës, të cilat u raportuan se janë humbur në një ekskursion në Shkup

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Dy vajzat nga rajoni i Strumicës, të cilat dje u raportuan se janë  humbur në territorin e qendrës së Shkupit, janë gjetur mbrëmë rreth orës 23:50 në bulevardin  Boris Trajkovski në Kisella Vodë, bëri të ditur MPB-ja.

"Menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga ana e bëpunësve të policisë janë marrë masat përkatëse  dhe të miturat  janë gjetur", theksojnë nga MPB-ja.

 Vajzat e moshës 12 dhe 14 vjeçare, janë raportuar dje rreth orës 16 në SPB Shkup nga mësuesja e tyre e cila i ka çuar në ekskursion njëditor. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR