• e mërkurë, 27 nëntor 2024

GJEDNJ konfirmoi shkelje të të drejtave nga neni 5, paragrafi 3 dhe 4 nga Konventa të Spiro Ristovskit dhe Mitko Peshovit

GJEDNJ konfirmoi shkelje të të drejtave nga neni 5, paragrafi 3 dhe 4 nga Konventa të Spiro Ristovskit dhe Mitko Peshovit

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut (GJEDNJ) në Strasburg konfirmoi shkelje të të drejtave të njeriut nga neni 5, paragrafi 3 dhe 4 nga Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rastin "Peshov dhe Ristovski vs. Maqedonia e Veriut", i cili ka të bëjë me gjoja elaborimin e pamjaftueshëm në vendimet gjyqësore, me të cilat përcaktohet paraburgim dhe lëshime të caktuara procedurale në procedurat për ankesat për paraburgimin e caktuar të ish ministrit Spiro Ristovski dhe udhëheqësit të sektorit për njësi të posaçme të policisë, Mitko Peshov lidhur me procedurat penale me incidentin më 27 prill të vitit 2017 në Kuvend.

Para GJEDN-së së pari arrin ankesa nga Peshovi, e pastaj edhe nga Ristovski, të cilët për shkak të lëndës së ngjashme të ankesave, Gjykata vlerëson se është adekuate t'i hetojë bashkarisht dhe mban mbledhje më 12 dhjetor të vitit 2023.

Në aktvendimin e publikuar sot, GJEDNJ njëzëri venndos dhe i shpall të pranueshme ankesat e aplikuesve sipas nenit 5 paragrafi 3 nga Konventa dhe ankesat e tyre sipas nenit 5, paragrafi 4 nga Konventa, e të cilat kanë të bëjnë me shqyrtimin e anuluar të vendimit për paraburgim të Mitko Peshovit nga 26 janari 2018 dhe urdhërat për paraburgim shtëpiak të Spiro Ristovskit nga 25 dhjetori 2019 dhe 23 korriku 2020.

Gjykata konfirmon se ka shkelje të nenit 5 paragrafi 3 nga Konventa lidhur me dy aplikuesit, lidhur me Peshovin vlerëson se ka shkelje të nenit 5 paragrafi 4 nga Konventa, për shkak të arritjes së vonuar të ankesës së prokurorit publik kundër urdhërit për paraburgim të tij shtëpiak dhe për shkak të shqyrtimit të anuluar të paraburgimit të tij, ndërsa lidhur me Ristovskin vlerëson se ka shkelje të nenit 5 paragrafi 4 nga Konventa, për shkak se nuk i është dorëzuar kopje nga parashtresat e prokurorit më të lartë publik, si përgjigje të ankesave të aplikuesit kundër dhjetë urdhërave për vazhdimin e paraburgimit shtëpiak.

Shteti, thuhet në aktvendimin e GJEDNJ-së, duhet në afat prej tre muajve t'i paguajë nga 750 euro secilit prej aplikantëve, për dëmin material, ndërsa lidhur me harxhimet, Mitko Peshovit 1.440 euro, ndërsa Spiro Ristovskit 1.500 euro. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR