• e hënë, 23 dhjetor 2024

GJEDNJ ka konstatuar se Mile Janakieski jashtëligjshëm ishte mbajtur në paraburgim

GJEDNJ ka konstatuar se Mile Janakieski jashtëligjshëm ishte mbajtur në paraburgim

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Gjykata Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut sot e publikoi aktvendimin në rastin e ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski kundër Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masën e shqiptuar të paraburgimit për lëndët gjyqësore "27 prilli" dhe për "Shkallët spanjolle", në të cilën qëndron se i ishin shkelur të drejtat nga neni 5 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

"Rasti ka të bëjë me dy procedura të veprave penale kundër zotëri Janakieskit, e para për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, dhe e dyta për keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjatë të cilave i ishte rrezikuar liria me vendime të gjykatave vendore. Duke u mbështetur në Nenin 5 (e drejta e lirisë dhe sigurisë) nga Konventa, zotëri Janakieski është ankuar për paligjshmërinë dhe arbitraritetin, mungesës së shkaqeve relevante dhe vullnetare dhe mungesës së të drejtës së shpejtë të ankesës gjatë privimit të tij nga liria", thuhet në kumtesën e Gjykatës në Strasburg.

GJEDNJ konfirmon shkelje të nenit 5 paragrafi 3 për shkak të mungesës së shkaqeve vullnetare për privim të ankuesit nga liria dhe shkelje të nenit 5 paragrafi 4 për shkak të mungesës së kontrollit "të shpejtë" privimit të ankuesit nga liria. 

Sipas aktvendimit, shteti do të duhet t'i paguajë dëmshpërblim prej 6.100 eurove Janakieskit, prej të cilave 3.900 euro për dëm jomaterial dhe 2.200 euro për shpenzime. 

Në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Mile Janakieski përfaqësohet nga avokati Vllatko Ilievski. 

Për aktvendimin u prononcua ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila nga 1 nëntori është liruar me kusht, pasi Apeli ia pranoi ankesën. 

"Mile Janakieskit në ditën e sotme për herë të parë i është caktuar masa e paraburgimit. Pikërisht sot, pas plot pesë viteve Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka shpallur vendimin me të cilin ka konstatuar se Mile Janakieskit i është cenuar e drejta për liri sepse nuk ka pasur arsye të mjaftueshme për privimin tij nga liria. Ky vendim nënkupton satiskaksion moral për Milen, por asgjë nuk mund ta kompensojë kohën e humbur të pakthyeshme", ka shkruar Jankullovska në Fejsbuk. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s/ Printskrin GJEDNJ

QËNDRONI TË LIDHUR