• e premte, 22 nëntor 2024

Gjatë një kontrolli është hasur në mbetje të rrezikshme në afërsi të fshatit Orman

Gjatë një kontrolli është hasur në mbetje të rrezikshme në afërsi të fshatit Orman

Shkup, 22 tetor 2023 (MIA) - Gjatë vizitës së rregullt në territorin e Komunës së Gjorçe Petrovit nga inspektor i autorizuar për mjedis jetësor pranë Komunës së Gjorçe Petrovit është hasur në mbetje të rrezikshme në afërsi të fshatit Orman në sasinë e vlerësuar prej rreth 500 deri në 600 tonë.

Siç është publikuar në faqen në Fejsbuk të Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor mbetjet janë locuar javën e kaluar.

"Sipas gjendjes së konstatuar në terren, ndërsa sipas Listës së llojeve të mbetjeve (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 100/2005), bëhet fjalë për mbetje me kodin 10 04 - Mbetje nga pirometalurgjia e plumbit, 10. 04 01* - nga prodhimi primar dhe sekondar që sipas klasifikimit bën pjesë në klasën e mbetjeve të rrezikshme, njofton Inspektorati.

Prej atje theksojnë se sipas gjendjes së konstatuar në terren dhe vlerësimit të rrezikut, inspektori i autorizuar për mjedis jetësor në rrugë zyrtare ka filluar procedurën e inspektimit dhe ka urdhëruar pronarët e tokave që mbetjet e rrezikshme të dislokohen nga parcelat kadastrale në fshatin Orman në një vend adekuat për atë lokacion brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së vendimit.

Foto: Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor

QËNDRONI TË LIDHUR