• e diel, 01 shkurt 2026

Gjatë natës dhe nesër reshje të përkohshme të shiut, në zonat malore borë

Gjatë natës dhe nesër reshje të përkohshme të shiut, në zonat malore borë

 Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, gjatë natës dhe nesër do të ketë reshje të përkohshme  të shiut, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore.

Siç bëri të ditur DPHM, reshjet do të jenë më të dendura në pjesët juglindore të vendit - mbi 20 litra për metër katror. Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, reshjet do të shndërrohen në borë në lartësitë më të mëdha, si dhe në disa nga lartësitë më të ulëta.

 Në Shkup gjatë natës dhe nesër do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Në malet përreth, reshjet do të jenë të shiut dhe borës.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR