• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjatë fushatës zgjedhore dhe heshtjes zgjedhore në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk janë konstatuar shkelje nga ana e radiodifuzerëve

Gjatë fushatës zgjedhore dhe heshtjes zgjedhore në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk janë konstatuar shkelje nga ana e radiodifuzerëve

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Gjatë fushatës zgjedhore dhe heshtjes zgjedhore në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk janë konstatuar shkelje të Kodit Zgjedhor nga transmetuesit. Rezultatet e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale kanë treguar se televizionet kanë bërë përpjekje të sigurojnë informim më të detajuar të shikuesve si votues potencial për fushatën zgjedhore, ndërsa përmes lajmeve dhe emisioneve të veçanta informative ta paraqesin pasqyrën e gjerë për një ambient të përhershëm shoqëror-politik në të cilin është zhvilluar fushata zgjedhore.

"Gjatë mbulimit mediatik të fushatës zgjedhore, mediat në përgjithësi, përmbajtën rregullat profesionale të drejtësisë, ekuilibrit dhe paanshmërisë, duke respektuar parimin e barazisë ndaj kandidatëve të mbetur për kryetarë komunash. Sa i përket sigurimit të ekuilibrit në transmetimet e përditshme të lajmeve, të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore. Shërbimi publik i transmetimit dhe stacionet televizive kombëtare që transmetuan reklama politike të paguara përmbushën detyrimin e tyre ligjor për të informuar në një mënyrë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara shqisore përmes - një edicioni lajmesh çdo ditë dhe një edicioni të një emisioni aktual në javë", informoi sot ASHMAA.

Monitorimi i mbulimit mediatik të zgjedhjeve edhe këtë herë i përfshiu tre shërbimet e programeve të shërbimit publik radiodifuziv: RTVM 1, RTVM 2  dhe Kanali i Kuvendit, si dhe tetë televizionet komerciale kombëtare: Sitel, Alfa, Kanal 5, Tema, Alsat-M, Kompani 21-M, Shenja dhe 24 Vesti. Për serviset tjera të programeve është vepruar në bazë të ankesave.

Gjithsej 41 transmetues përkatësisht 22 televizione dhe 19 radio, kanë lidhur marrëveshje me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore. Në të gjitha 22 televizionet së bashku është emituar gjithsej 52 orë e 56 minuta e 15 sekonda reklamim i paguar politik, ndërsa në 19-të radio gjithsej 47 orë e 34 minuta e 31 sekonda reklamim i paguar politik. Në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore në televizione dhe radio janë emituar gjithsej 100 orë e 30 minuta e 46 sekonda RPP.

Nga televizionet, kohë më të madhe reklamuese ka emituar Kanal 5 (4 orë e 53 minuta e 36 sekonda), Alsat-M (4 orë e 43 minuta e 19 sekonda) dhe Alfa (4 orë e 42 minuta e 17 sekonda), ndërsa nga radio Antena 5 (5 orë e 29 minuta e 47 sekonda) dhe Kanal 77 (2 orë e 51 minuta e 26 sekonda). Radio Metropolis ka emituar 53 minuta e 5 sekonda, ndërsa Radio Jon nuk ka emituar RPP në rrethin e dytë. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR