• e hënë, 05 gusht 2024

Gjatë fundjavës së vazhduar mbi 31.000 persona kanë kaluar nëpër VK "Tabanoc" në VK "Pelince" afër shtatë mijë

Gjatë fundjavës së vazhduar mbi 31.000 persona kanë kaluar nëpër VK

Kumanovë, 5 gusht 2024 (MIA) - Mbi 15.000 persona kanë hyrë, mbi 16.000 kanë dalë në vendkalimin kufitar "Tabanoc" gjatë fundjavës së vazhduar, informuan sot nga MPB. Në vendkalimin kufitar "Pelince" kanë hyrë mbi 5.000 persona, ndërsa kanë dalë mbi 1.700.

Sipas të dhënave në vendkalimin kufitar "Tabanoc" nga mesnata prej 2/3 gusht të këtij viti deri sot në orën 11:00, në vend kanë hyrë 16.071 udhëtarë, nga të cilët 6.433 shtetas të Maqedonisë, ndërsa 8.628 shtetas të huaj. Dalje kanë realizuar 16.737 udhëtarë, nga të cilët 9.685 shtetas të Maqedonisë, ndërsa 7.052 të huaj.

Vendkalimi kufitar "Pelince" në kufirin verior me Serbinë fqinje përdoret më shumë nga shtetas të huaj gjatë verës, sipas të dhënave të MPB-së. Në fundjavën e zgjatur, në këtë vendkalim kanë hyrë 5.126 pasagjerë, prej të cilëve 1.072 shtetas të Maqedonisë, dhe 4.054 shtetas të huaj, si dhe kanë dalë 1.746 pasagjerë, 841 shtetas të Maqedonisë dhe 905 shtetas të huaj. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s dhe MPB

QËNDRONI TË LIDHUR