• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjatë fundjavës janë larguar 70 metra kub mbetje në mënyrë të paligjshme

Gjatë fundjavës janë larguar 70 metra kub mbetje në mënyrë të paligjshme

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e "NP" Higjiena Komunale - Shkup realizuan aktivitete për largimin e dhjetëra deponive të egra të vendosura në komunat Çair, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Karposh të Shkupit.

Në komunën Çair është intervenuar në rrugën Samoilova, ku në afërsi të Muzeut të artit bashkëkohor janë ngritur përafërsisht 15 metra kub mbetje ndërtimore të hedhura në sipërfaqe të trafikut.

Në komunën Qendër janë pastruar gjithsej 10 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në disa lokacione përgjatë rrugës Orce Nikollov.

Në rrugën "Fevruarski pohod" në komunën Aerodrom të Shkupit janë ngritur 10 metra kub mbetje organike të hedhura në mënyrë të paligjshme, ndërsa në bulevardin "Arradhat Partizane" te Porta Vllae dhe në rrugën "Moskovska" - në komunën Karposh u larguan 20 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në  sipërfaqe publike. 

Ekipet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup pastruan deponi të  egër të gjerë të vendosur në rrugën Dimo Haxhi Dimov në komunën Kisella Vodë të Shkupit, ku janë ngritur dhe transportuar 15 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe mbetje nga paketimet prej kartoni. rq/

Foto: NP "Higjiena komunale" - Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR