Gjatë fundjavës janë larguar 115 metra kub mbetje në Shkup
- Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP “Higjiena Komunale” - Shkup ngritën dhe transportuan 115 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat Qendër, Karposh, Gazi Babë dhe Gjorçe Petrov të Shkupit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:38, 28 tetor, 2024
Shkup, 28 tetor 2024 (MIA)- Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP “Higjiena Komunale” - Shkup ngritën dhe transportuan 115 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat Qendër, Karposh, Gazi Babë dhe Gjorçe Petrov të Shkupit.
Aktivitetet u zhvilluan në rrugën “Pero Nakov” në komunën e Gazi Babës, ku janë larguar 70 metra kub mbetje komunale të vëllimshme dhe të përziera të hedhura në mënyrë të paligjshme, si dhe në rrugët “Nikolla Parapunov” në komunën Karposh dhe “Hristo Batanxhiev” në komunën Gjorçe Petrov, ku janë ngritur gjithsej 25 metra kub mbetje nga deponitë e egra.
Janë ngritur edhe 20 metra kub kryesisht mbetje komunale ndërtimore dhe të përziera nga deponia e egër e vendosur në shëtitoren “13 Nëntori” në afërsi të Bankës Popullore.
Foto: NP "Higjiena Komunale"