Gjatë aksionit të kontrollit në objekte gastronomike në kazino kanë qenë të pranishëm edhe të mitur
- - Dy persona të mitur mbrëmë janë gjetur në një kazino pasi në harkun kohor nga ora 22:00 deri më 05:00 nëpunës policorë të SPB Shkup së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, realizuan aksion kontrolli në objekte gastronomike në territorin e SPB Shkup.
- Post By Fitore Curri
- 14:53, 11 mars, 2023

Shkup, 11 mars 2023 (MIA) - Dy persona të mitur mbrëmë janë gjetur në një kazino pasi në harkun kohor nga ora 22:00 deri më 05:00 nëpunës policorë të SPB Shkup së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, realizuan aksion kontrolli në objekte gastronomike në territorin e SPB Shkup.
Siç bëri të ditur MPB, gjatë kontrollit janë konstatuar edhe kundërvajtje në lidhje me mosdhënien e faturave fiskale si dhe shkeljen e Ligjit për konsumimin e duhanit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s