• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjashtëmbëdhjetë zjarre të regjistruara në të gjithë Maqedoninë - tre janë ende aktive

Gjashtëmbëdhjetë zjarre të regjistruara në të gjithë Maqedoninë - tre janë ende aktive

Shkup, 27 gusht 2025 (MIA) - Në territorin e vendit sot deri në orën 20:30 janë regjistruar gjithsej 16 zjarre në hapësirë të hapur. Nga këto, tre zjarre janë aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa dhjetë janë shuar plotësisht, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarre aktive janë raportuar në fshatin Radobill, komuna Prilep, ku digjet vegjetacion i ulët dhe pyll, në fshatin Volinë, komuna Ohër, me zjarr të vegjetacionit të ulët dhe në fshatin Koroshishtë, komuna Strugë, ku digjet vegjetacion i ulët dhe kashtë.

Nën kontroll janë vënë zjarret në rezervatin Jasen në komunën e Brodit (pyll i përzier), në malin Kozhuf në komunën e Gjevgjelisë dhe në fshatin Kondovë, komuna Sajar (vegjetacion i ulët).

Janë shuar dhjetë zjarre në lokacione të ndryshme në vend, mes të cilave në liqenin Treska në komunën Saraj (mbeturina), fshatrat Dollgaec dhe Strovië në komunën Dollneni (pyll i përzier), fshati Dedinë në komunën Konçe (vegjetacion i ulët), fshatu Gërdovc në komunën Koçani (vegjetacion i ulët dhe mbeturina), në rrethin e stacionit policor në Makedonska Kamenicë (vegjetacion i ulët), rruga Done Bozhinov në Kumanov (vegjetacion i ulët), fshati Orizare në Likovë (vegjetacion i ulët), fshati Milutincë në Rankovcë (mbetje peletash), Tetovë (mbeturina) dhe fshatrat Debreshtë dhe Zubovcë në komunën Vrapçishtë (vegjetacion i ulët). ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR