• e enjte, 04 dhjetor 2025

Gjashtëmbëdhjetë institucione financiare të interesuara për financimin e hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10

Gjashtëmbëdhjetë institucione financiare të interesuara për financimin e hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10

Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) – Gjashtëmbëdhjetë institucione ndërkombëtare financiare dhe banka komerciale janë të interesuara për financim dhe ndërtim të hekurudhës së shpejtë nga Korridori 10. 

Nga Ministria e Financave, prej ku sot e publikuan informacionin, thonë se në periudhën e ardhshme do të bëhet analizë dhe vlerësim i ofertave të mbërritura. 

Letër për kërkesë interes u ishte dorëzuar 24 institucioneve financiare, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave ishte deri të hënën, 7 korrik. 

“Ministria e Financave dërgoi kërkesë për shprehje interesi te institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankat komerciale bazuar në konkluzionin e Qeverisë. Së bashku me kërkesën, Ministria e Financave u dërgoi institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave shpjegim për projektin e përgatitur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe HM Infrastruktura, që u shqyrtua gjithashtu nga Qeveria”, sqarojnë nga dikasteri i kësaj Ministrie.

Për realizimin e projektet u kërkuan 1,97 miliardë euro. 

Kryeministri Hristian Mickoski të hënën deklaroi se ka interes për financim të projektit për hekurudhën e shpejtë nga Korridori 10 nga institucionet financiare të cilat nuk ishin pranuar në këtë pjesë të Evropës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR