• e shtunë, 07 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gjashtë zyrtarë policor për të cilët kërkohen masa kujdesi në lidhje me zjarrin në Koçan, dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake

Gjashtë zyrtarë policor për të cilët kërkohen masa kujdesi në lidhje me zjarrin në Koçan,  dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Gjithsej gjashtë nga shtatë zyrtarët policor të dyshuar për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme në lidhje me zjarrin në Koçan, për të cilët sot Prokuroria kërkoi masa kujdesi janë dërguar në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

Nga Gjykata Penale konfirmojnë se ata janë nxjerrë para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili duhet të vendosë për kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të kujdesit.

Prokuroria sot hapi një procedurë hetimore kundër dhjetë zyrtarëve policor për zjarrin në Koçan.  Për shtatë të dyshuar propozohet të caktohet masa e kujdesit, ndërsa tre të dyshuarit tjerë, theksojnë nga prokuroria, janë siguruar me procedurën paraprake.

"Në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit në periudhën kohore nga 07 dhjetori i vitit 2012 deri më 21 janar të vitit 2022, si bashkëkryerës, kanë kryer vepër penale Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme", thonë nga Prokuroria Republikane Publike.

Sipas përshkrimit të urdhrit për kryerjen e procedurës hetimore, të dyshuarit si zyrtarë të punësuar në SPB Shtip dhe SP Koçan gjatë periudhës së lartpërmendur, si bashkëkryerës, nuk kanë vepruar në përputhje me rregulloren për masat mbrojtëse - nuk kanë kryer kontroll të plotë dhe të detajuar lidhur me lëshimin e licencës pozitive, në lidhje me dhënien e licencës për diskotekën "Puls", në pjesën e sigurisë në komunikacion dhe rendin dhe qetësinë publike.

Me dhënien e pëlqimeve, të gjithë së bashku i kanë mundësuar personit juridik që të marrë licencë për kryerjen e veprimtarisë hotelierike edhe pse nuk i plotësonte kushtet e parapara.

Departamenti i specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me autoritet policor dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, shtohet se vijon me veprimet parahetuese për zbulimin e personave të rinj të përfshirë në këtë rast.

Dhjetë zyrtarët policor morën padi penale në lidhje me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan në të cilin humbën jetën 61 persona, ndërsa mbi 200 u plagosën. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR