Gjashtë zjarre aktive, gjithshej 14 në ambient të hapur
- Informacionet më të reja nga Qendra për menaxhim me krizat tregojnë se në orën 13:00 në territorin e vendit janë aktive gjashtë zjarre, ndërsa katër janë vënë nën kontroll.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:46, 25 korrik, 2025
Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Informacionet më të reja nga Qendra për menaxhim me krizat tregojnë se në orën 13:00 në territorin e vendit janë aktive gjashtë zjarre, ndërsa katër janë vënë nën kontroll.
ЦУК информира дека евидентирани се вкупно 14 пожари.
Aktive janë zjarret në malin Golem Goten në fshatin Niviçinë, pastar në fshatin Beshishtë në komunën e Prilepit, në fshatin Creshnevë në komunën e Makedonski Brod dhe mes fshatrave Dragojevë dhe Sellcë të komunës së Shtipit.
Mbeten aktive dhe zjarret në fshatrat Junuzli në komunën e Karbincit dhe në fshatin Gumalevë në komunën e Zelenikovës.
Nën kontrollë janë zjarret mes fshatit Careviq dhe Smolani në komunën e Prilepit, mes fshatit Lokvicë, Krapë dhe Creshnevë në komunën e Makedonski Brod dhe gjithashtu në fshatin Greshnicë, si dhe mes fshatit Cerovë dhe Grupçin në komunën e Zhelinës. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s