Gjashtë viktima nga zjarret në Havai
- Gjashtë persona e kanë humbur jetën në zjarret që kanë përfshirë ishullin Havai të Mauit gjatë natës, njoftuan autoritetet. Zjarret e nxitura nga erërat e forta të uraganit Dora kanë shkatërruar ndërtesa të korporatave në qytetin historik të Lahainas dhe kanë lënduar të paktën njëzet persona, njoftuan zyrtarët.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:49, 10 gusht, 2023
Uashington, 10 gusht 2023 (MIA) - Gjashtë persona e kanë humbur jetën në zjarret që gjatë natës kanë përfshirë ishullin Havai të Mauit, njoftuan autoritetet. Zjarret e nxitura nga erërat e fuqishme të uraganit Dora kanë shkatërruar ndërtesa të korporatave në qytetin historik Lahaina dhe kanë lënduar të paktën njëzet persona, kumtuan zyrtarët.
Për shkak të zjarreve janë kryer 13 evakuime.
Shpëtimtarët e Rojës bregdetare amerikane nxorën dhjetëra persona nga oqeani në Lahaina, pasi u hodhën në ujë për t'u shpëtuar flakëve dhe tymit. Personat që pësuan djegie u transferuan në ishullin Oahu.
Presidenti i SHBA-së Xho Bajden urdhëroi të vihen në dispozicion të gjitha fondet federale në dispozicion dhe ju shprehu ngushëllime viktimave.
Riçard Bisen Xhunior, kryebashkiaku i qarkut, bëri të ditur se ende nuk dihet se si dhe ku janë lënduar qytetarët. qa/