• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjashtë persona dhe një fëmijë janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë pas zjarrit në një banesë në Shkup

Gjashtë persona dhe një fëmijë janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë pas zjarrit në një banesë në Shkup

 Shkup, 19 korrik 2025 (MIA) - Pas një zjarri në një banesë, gjashtë persona dhe një fëmijë për shkak të thithjes së tymit dhe dhimbjes në gjoks dje janë dërguar dje në Klinikën Universitare për Toksikologji.

 Siç thekson në buletinin e sotëm MPB, dje në orën 16:30 pas një njoftimi për zjarr në një banesë në bulevardin "Koço Racin" nr. 75, në katin e dytë, në Shkup, nëpunësit e policisë nga SPKP-Qendra në vendngjarje kanë konstatuar se në banesë kishte shpërthyer një zjarr për arsye që aktualisht nuk dihen.

 Brigada Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit ka shuar zjarrin në orën 17:00, ndërsa  ekspertizë ë vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-Shkup. .

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR