Gjashtë komisione do të mbajnë mbledhje në Kuvend
- Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje gjashtë komisione - Komisioni për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini , Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.
Shkup, 5 shtator 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje gjashtë komisione - Komisioni për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini , Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.
Para anëtarëve të Komisionit për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë janë Propozim ndryshimet e Ligjit për efikasitet energjetik, Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ligjit për kooperativa, Ligjit për sistem njësportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë, Ligjit për ndërmarrjet publike dhe Ligjit për odat ekonomike, të gjitha në lexim të dytë.
Në Komisionin për politikë sociale, demografi dhe rini janë Propozim ndryshimet e Ligjit për punësimin e personave me invaliditet, Ligjit për përdorimin e gjuhës së shenjave, Ligjit për siguri sociale për personat e moshuar, Ligjit për organizatat e invalidëve, Ligjit për të drejtat e invalidëve të luftës, anëtarëve të familjeve të tyre dhe anëtarëve të familjeve të dëshmorëve të rënë, Ligjit të Shënimit, Rregullimit dhe Mirëmbajtjes së Varrezave dhe Varreve të Luftëtarëve të Varrosur në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe jashtë saj, si dhe të Pjesëtarëve të ushtrive të huaja nga luftërat e mëparshme në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Në Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për Hua për financim shtesë të Projektit për avancimin e arsimit fillor, në lexim të dytë dhe Raporti vjetor mbi revizionet e kryera dhe mbi punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2024.
Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj dhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, të dy në lexim të dytë.
Në Komisionin për politikë sociale, demografi dhe rini janë Plani financiar i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit pensional me financim kapital për vitin 2025 dhe Propozim-vendimi për pëlqimin e vendimit për shumën e kompensimit mujor që paguan Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit pensional me financim kapital nga shoqëritë pensioniste për vitin 2025, në lexim të dytë.
Në rend dite të Komisionit juridiko-ligjvënës janë gjithsej 22 pikë, të gjitha në lexim të dytë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s