• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gir: Nëse e ndiqni rrugën që kemi rënë dakord së bashku, do të anëtarësoheni në BE

Gir: Nëse e ndiqni rrugën që kemi rënë dakord së bashku, do të anëtarësoheni në BE

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - BE-ja qartë e theksoi përkushtimin e saj për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Pranimi në BE varet nga zbatimi i reformave, theksoi ambasadori evropian Dejvid Gir në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për Mirëkuptim për mbështetjen e nëntë milionë eurove nga Fondi Evropian i Paqes për nevojat e Armatës së vendit.

"Nuk do të spekuloj për rezultatin e zgjedhjeve, por do të them se BE-ja qartë ka thënë dhjetorin e kaluar kur mori një vendim historik për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, por gjithashtu e theksoi përkushtimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor. Nëse i bëni reformat, nëse e ndiqni rrugën që kemi rënë dakord së bashku, do të anëtarësoheni në BE. Kjo do të jetë një sfidë nga ana e BE-së ne t'i përmbushim detyrimet që kemi dhënë dhe nëse sigurisht përmbushen detyrimet nga ana juaj", nënvizoi ambasadori Gir i pyetur nëse zgjerimi me Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut është më larg nga BE-ja në kushtet kur ndryshimet kushtetuese duken si një mision i pamundur, ndërsa në BE, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, e Djathta evropiane po merr një vrull.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR