• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Në periudhën zgjedhore është e rëndësishme që aktorët mediatik të raportojnë në mënyrë transparente dhe të paanshme

Gir: Në periudhën zgjedhore është e rëndësishme që aktorët mediatik të raportojnë në mënyrë transparente dhe të paanshme

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Në periudhën e zgjedhore është me rëndësi që aktorët mediatikë të raportojnë në mënyrë transparente dhe të paanshme, me qëllim që opinioni të ketë qasje në informacione të sakta. Kandidatët e partive politike duhet të prezantohen në mënyrë të qartë dhe të ketë debat të hapur. Dezinformatat, lajmet e rreme dhe fomat tjera të manipulimit të zgjidhen në mënyrë të shpejtë dhe ligjore, porositi euroambasadori Dejvid Gir.

Ai në ngjarjen e sotme promovuese "Rëndësia e funksionimit të Servisit radifodifutues publik për demokracinë në Evropë", që u mbajt në Shkup theksoi se ekzistimi i mediave të lira dhe të pavarura është me rëndësi esenciale për çdo demokraci.

Ngjarja është pjesë e Tining projektit "Përforcimi i kapaciteteve të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe servisi publik", i financuar nga BE-ja, të cilën e zbaton Fondacioni gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar juridik në partineritet me Agjencinë për  për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe servisi publik.

"Qëllimi i evenimentit të sotëm është përforcimi i servisit radiodifuziv dhe rregullatorit mediatik. Kjo përputhet me rekomandimet që janë përmbajtur në Raportin për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 nga ana e Komisionit Evropian, në të cilën është theksuar se nevojiten masa shtesë për përforcimin  e stabilitetit rajonal dhe pavarësisë si të rregullatorit mediatik, ashtu edhe në servisit publik radiodifuziv", theksoi Gir.

Njëkohësisht, siç theksoi, në Raport bëhen edhe kritika për pavarësinë e zhvillimit të këtyre dy institucioneve si rezultat i masave të përkohshme, që miratohet nga viti në vit, ndërsa kjo situatë vazhdon edhe në vitin 2024.  

Самостојниот синдикат на новинари и медиумски работници (ССНМ) и Здружението на новинари на Македонија (ЗНМ) остро ја осудуваат одлуката на работодавецот Нет медиа Груп Доел кој што ги поседу

"Ekzistenca e mediave të lira dhe të pavarura është thelbësore për çdo demokraci. Nevojitet sigurimi i llogaridhënies, vënia në dukje e keqbërjeve dhe informimi i publikut me informacion të saktë dhe në kohë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për shërbimin e transmetimit publik dhe rregullatorin e medias, që ekzistojnë në mjedisin e sotëm mediatik që ndryshon me shpejtësi. Sot ka kërcënime të ndryshme që ishin të paimagjinueshme për njerëzit një brez më parë. Kjo është për shkak të internetit dhe mediave sociale, si dhe teknologjive të reja", shtoi Gir.

Ambasadori evropian theksoi se ngjarja e sotme është vetëm një pjesë e mbështetjes që BE-ja ofron për sektorin e medias. Siç nënvizoi ai, asistencë jepet edhe në drejtim të harmonizimit të kuadrit rregullator për median, sipas standardeve të BE-së.

"BE siguron dhe mbështet organizimin e trajnimeve, vizitave të ndryshme studimore për gazetarë dhe redaktorë. Maqedonia e Veriut është në një vit zgjedhor dhe është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë aktorët e medias të raportojnë për zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe të paanshme, në mënyrë që të jenë në dispozicion të publikut informacionet e sakta", shtoi Gir.

Ambasadorja e Gjermanisë, Petra Dreksler, në fjalimin e saj në manifestimin e sotëm, theksoi se informimi publik luan një rol të madh për demokracinë në një shoqëri.

"Demokracia dhe gazetaria e plotësojnë njëra tjetrën. Sot mund të themi se kemi gazetari të mirë, por edhe përballje me sfida të mëdha. Të rinjtë sot informohen nga rrjetet sociale, të cilat shpesh nuk ofrojnë informacione cilësore, ndërsa megjithatë e neglizhojnë servisin publik radiodifuzues. Nevojitet të ketë më shumë debate rreth rëndësisë së sektorit publik. Servisi publik gjithashtu duhet të përshtatet në ndryshimet e vazhdueshme që ndodhin në shoqërinë moderne", tha Dreksler.

Ajo theksoi se liria e raportimit e përforcon demokacinë në shoqëri. Dreksler gjithashtu e konfirmoi qëndrimin e Girit se gjatë vitit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, përgjegjësia e mediave është shumë e madhe.

Ajo shtoi se mediat duhet të raportojnë saktë, në bazë të verifikimit të fakteve, të plasojnë informacione të besueshme dhe relevante në opinion. Mediat, siç tha, duhet të kontribuojnë drejt përforcimit të demokracisë gjatë procesit zgjedhor. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR