• e diel, 22 dhjetor 2024

Gir: Kam pasur kënaqësinë të vizitoj MIA-n, raportimi profesional dhe objektiv është mënyra më e mirë për të luftuar kundër lajmeve të rrejshme

Gir: Kam pasur kënaqësinë të vizitoj MIA-n, raportimi profesional dhe objektiv është mënyra më e mirë për të luftuar kundër lajmeve të rrejshme
Shkup, 20 janar 2022 (MIA) - Sot pata kënaqësinë ta vizitoj agjencinë gazetareske MIA dhe i dëgjova idetë e tyre për përparim të mëtutjeshëm  të standardeve profesionale në gazetari, publikoi euroambasadori Dejvid Gir në Tuiter, pas vizitës së tij të sotme në MIA. "Raportimi profesional, faktik, objektiv dhe në kohë është në interesin e të gjithëve, por edhe mënyra më e mirë për të luftuar kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave", shtoi Gir në Tuitin e tij. Euroambasadori Gir sot ka qëndruar për vizitë në Agjencinë Informative Mediatike - MIA dhe pati takim me drejtorin dhe kryeredaktor Dragan Antonovski, i cili e njoftoi me strukturën dhe punën e MIA-s, me atë që deri tani është realizuar, por edhe me planet dhe projektet e ardhshme të agjencisë shtetërore. Në takim Antonovski dhe Gir diskutuan për rëndësinë e lirisë së mediave, pavarësinë e politikës redaktuese, rolin e tyre në luftën kundër lajmeve të rrejshme, edukimin e gazetarëve dhe qytetarëve për procesin  e eurointegrimeve, por edhe për rolin e mediave dhe gazetarëve në procesin e zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Antonovski e njoftoi euroambasadorin Gir edhe me planin për hapje të zyrës në Sofje, me ç'rast euroambasadori potencoi se mediumet duhet të jenë një nga bartësit  në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, veçanërisht në kontekst të kontestit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Euroambasadori Gir deklaroi se MIA ka prestigj të shkëlqyer në hapësirën mediatike dhe si jashtëzakonisht të rëndësishme e potencoi edhe rëndësinë e mediave në edukim dhe të vetë gazetarëve përmes llojeve të ndryshme të trajnimeve por edhe të qytetarëve përmes përmbajtjeve përkatëse me procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian, si dhe pjesëmarrjen e MIA-s  në projektin "Redaksia evropiane" në Bruksel me 15 agjenci tjera  gazetareske  nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR