• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Hendeku politik po thellohet dhe për këtë arsye reformat e nevojshme mbeten prapa

Gir: Hendeku  politik po thellohet dhe për këtë arsye reformat e nevojshme mbeten prapa

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Ka përparim, ndjehet se gjërat po ecin përpara, veçanërisht lidhur me  miratimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me obligimet e marra dypalëshe me Marrëveshjen ndërmjet shtetit dhe Bullgarisë, por fatkeqësisht edhe krahas përpjekjeve politike të të dyja palëve për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ende nuk ka rend dite të përbashkët për reformat e nevojshme. Hendeku politik po thellohet dhe reformat e nevojshme po mbeten prapa, vlerësoi ambasadori evropian Dejvid  Gir në takimin e sotëm të Komitetit të Përzier Parlamentar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Giri theksoi se edhe pse sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë vendimtare dhe thelbësore në procesin e zgjerimit të BE-së, megjithatë në shtet në këto fusha, siç tha, ka një numër të madh shqetësimesh të cilat thellohen në muajt e fundit. 

 

"Është e rëndësishme të adresohen mangësitë në zbatimin e ligjeve përkatëse me çfarë sigurohet pavarësia  dhe integriteti i gjykatësve. Këto çështje  së fundmi janë shfaqur përmes gjendjes në Këshillin Gjyqësor, organ përgjegjës për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre parimeve. Politikanët dhe partitë politike duhet t'i refuzojnë të gjitha përpjekjet për kapjen e institucioneve, ndërsa Këshilli Gjyqësor dhe gjyqësori kanë përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre. Pensionimi i gjykatësve gjithashtu ndikon, kështu është prioritet fuqizimi i resurseve njerëzore si në  gjyqësi, ashtu edhe në prokurori. Procesi i zgjedhjes së dy gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese dhe dy anëtarëve në Këshillin e Prokurorëve zgjat shumë dhe duhet sa më shpejt të  përmbyllet  në bazë të parimit të meritokracisë", tha Giri.

 Përkujtoi edhe se flamuri evropian dhe procedurat e përshpejtuara për ligjet duhet të kufizohen në masë të madhe. Njëherësh bëri thirrje për përfshirje maksimale të opinionit në marrjen e vendimeve në Kuvend.

I përshëndeti vlerësimet pozitive për vendin nga “Reporterët pa Kufij”, por theksoi se gazetarët duhet të mbrohen nga gjuha e urrejtjes. 

Sekretarja shtetërore  në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili, tha se i presin raportet e skriningut sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që, siç theksoi, të ruhet fokusi dhe motivimi për reforma edhe në administratë edhe në shoqëri në tërësi. 

 

"Raporti i skriningut për vlerat fundamentale është baza për përgatitjen e tre udhërrëfyesve - udhërrëfyesi për sundimin e së drejtës  me planin e pakicave për pakicat, udhërrëfyesi për reformë të administratës publike, të dy si pikë referimi për hapjen e klasterit tema, si dhe udhërrëfyesin për funksionimin e institucioneve demokratike duke përfshirë dhe thellimin e dialogut rreth menaxhimit ekonomik dhe përmbushjes së kritereve evropiane", tha ajo.

Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, Ejmi Larson Xhein e përshëndeti harmonizimin shtetit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së,  të cilën e vlerësoi si shenjë të fortë të përkushtimit strategjik të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. ar/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR