• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gir: Asnjë vend nuk e humb identitetin rrugës drejt BE-së

Gir: Asnjë vend nuk e humb identitetin rrugës drejt BE-së

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Asnjë vend nuk e humb identitetin rrugës drejt Bashkimit Evropian. Mendoj se ky vend mund të jetë i sigurt në pikëpamje të identitetit, kulturës dhe gjuhës së tij, deklaroi sot euroambasadori Dejvid Gir.

Ai në një intervistë për Kanal 5 thotë se i kupton frustracionet për shkak të pritjes së gjatë, por thekson se BE-ja dhe Maqedonia e Veriut kanë dobi të përbashkët nga anëtarësimi i vendit në Union.

"Në kuptim të garancive, siç e dini në këtë proces, në këtë proces aderues ka shumë pjesë, shumë momente në procesin aderues, kur ka nevojë vendimet të merren unanimisht. Është me rëndësi që ka përgjegjësi nga ana jonë që të sigurohemi se kur do të vijnë ato vedime, ato do të merren në bazë të reformave, të cilat shteti i ka për BE-në, ndërsa jo për çështje tjera. Kjo ishte në kuptimin e asaj që kryetarja Fon der Lajen dhe kryetari Mishel e transmetuan kur ishiun për vizitë në Shkup, korrikun e kaluar. Kuptohet, ky është një element shumë i rëndësishëm", tha Gir.

Sipas tij, garancia më e mirë që të ecet përpara është që të zbatohen ato reforma, sepse siç tha, kjo është mënyra më e mirë për hyrje në BE.    

"Nevojiten përpjekje të mëdha të kryesuara nga Qeveria dhe duke i përfshirë edhe institucionet tjera dhe sektorin civil që të shtyhen reformat", theksoi Gir.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Gir konsideron se ky debat duhet të zhvillohet në mënyrë të përgjeshhme nga të gjitha palët e pekura. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR