• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Është me rëndësi të kapet momenti dhe të shkohet përpara drejt eurointegrimit së bashku me vendet tjera

Gir: Është me rëndësi të kapet momenti dhe të shkohet përpara drejt eurointegrimit së bashku me vendet tjera

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Çështja e ndryshimeve kushtetuese është e drejtë sovrane e Maqedonisë së Veriut dhe ajo duhet të vendos. Lidhur me Kushtetutën, është me rëndësi të shohim se cilat janë saktë propozimet dhe pasi do të përgatiten të projektojnë version, të përcjellë debat për ato propozime. Detyrimi është që të vendosen njerëzit, të cilët vetientifikohen si bullgarë në Kushtetutë. Kjo është diçka që në mënyrë plotësuese do ta konsolidojë vendin, i cili tashmë ka dosje të mirë lidhur me raportet ndëretnike.

Këtë e theksoi euroambasadori Dejvid Gir i pyetur për ndryshime kushtetuese. Ai e theksoi shembullin e Kroacisë ku kanë më shumë se 20 komunitete të përfshira në Kushtetutë dhe kjo, thotë nuk ndikon në identitetin e vendit, as në interesat e tij kryesore. Me këtë rast nënvizoi se është e rëndësishme të kihet parasysh fotografia e madhe, gjegjësisht momentumi ekzistues në lidhje me eurointegrimet

"Atë që e shohim tani është momentumi, jo vetëm këtu në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon dhe më gjerë. Vitin e kaluar pamë që Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe BeH-së iu ofrua statusi i kandidatit, si dhe hapja e negociatave të anëtarësimit me ju dhe Shqipërinë. Domethënë ekziston momentumi dhe rruga është përpara. Prandaj është e rëndësishme të shfrytëzohet ai moment dhe të ecim përpara së bashku me vendet e tjera në proces. I takon vendit të vendosë, shpresojmë që të keni progres. Askush tjetër nuk qëndron në rrugë, nuk ka veto, nuk ka pengesa, hapi tjetër është në duart e vendit. Sa i përket procesit të skiningut, tashmë e kam thënë se po bëni përparim të madh", thotë Gir.

Nëse amendamentet kushtetuese nuk ndodhin për shkak të kundërshtimit të opozitës, BE-ja këtë do ta konsiderojë si dështim të sajin, theksoi euroambasadori.

"Ne e duam këtë vend në BE, por jo për shkak të altruizmit, por sepse kemi një vlerësim/llogaritje të ndershme, realiste se është në interesin e përbashkët të këtij vendi dhe BE-së, bazuar në stabilitetin, sigurinë, prosperitetin dhe vlerat demokratike që të anëtarësoheni në BE. Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi që kjo të ndodhë", nënvizoi shefi i Delegacionit të BE-së.

I pyetur në lidhje me luftën kundër korrupsionit theksoi se kjo çështje komentohet tashmë një kohë të gjatë, duke përkjtuar se në dy fusha - reforma gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit, vendi ka arritur progres të caktuar, institucione të caktuara që kanë rezultate si Komisioni për antikorrupsion dhe Enti shtetëror për revizion, por thotë se nevojitet shumë më tepër. mb/ 

QËNDRONI TË LIDHUR