• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gill: Vendet me të cilat ka marrëveshje BE-ja për partneritet të sigurisë mund të marrin pjesë në Instrumentin SAFE

Gill: Vendet me të cilat ka marrëveshje BE-ja për partneritet të sigurisë mund të marrin pjesë në Instrumentin SAFE

Bruksel, 24 mars 2025 (MIA) – Të gjitha vendet me të cilat BE-ja ka lidhur marrëveshje për partneritet për siguri dhe mbrojtje, mund të përfshihen në furnizime në mbrojtje bashkë me shtetet anëtare të BE-së përmes Instrumentit “Aksioni i sigurisë për Evropë” (SAFE), informon sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Siguri Ekonomike, Tregti, Shërbime Financiare dhe Dogana, Olof Gill. 

 “Kjo u mundëson të blejnë dhe të kryejnë furnizime bashkë me vendet anëtare të BE-së, ndërsa gjithashtu mund edhe të negociojnë për marrëveshje konkrete me interes të ndërsjellë për pjesëmarrje të industrive të tyre adekuate në furnizimet e tilla”, shtoi Gill. 

Maqedonia e Veriut dhe Bashkimi Evropian vitin e kaluar nënshkruan Marrëveshje për Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje, me çka vendi u bë i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor i cili lidhi marrëveshje të tillë me BE-në. Përveç se me vendin, deri më tani BE-ja marrëveshje të tilla për partneritet ka lidhur edhe me Shqipërinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Moldavinë dhe Norvegjinë. 

Instrumenti SAFE, i cili u formua në kuadër të Planit “Riarmatim i Evropës” i Komisionit Evropian, përfaqëson fond prej 150 miliardë euro të dedikuara për financim të investimeve në kapacitetet e mbrojtjes së Evropës, të cilat do të paguhen me kërkesë të vendeve të interesuara për projekte të konfirmuara me planet e tyre kombëtare për mbrojtje.  fc/

Foto: BE

QËNDRONI TË LIDHUR