• e shtunë, 23 nëntor 2024

Getov: Në të gjitha vendimet e këshillit mbikëqyrës ishin të përfshira analiza ekonomike dhe juridike

Getov: Në të gjitha vendimet e këshillit mbikëqyrës ishin të përfshira analiza ekonomike dhe juridike

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Në mbledhjen e sotme të Komisionit anketues për skandalin me Klinikën për radioterapi dhe onkologji u dëgjuan disa persona mjekësorë, mes të cilëve edhe ish-drejtorë, infermiere kryesore dhe anëtarë të këshillit mbikëqyrës.

Dimitar Getov dhe Arben Rexhepi, anëtarë të jashtëm të këshillit mbikëqyrës pranë Klinikës universitare për onkologji dhe radioterapi theksuan se të gjitha raportet nga vendimet e këshillit drejtues janë sjellë në pajtim me vlerësimet dhe gjatë sjelljes së vendimeve kanë qenë të pranishme analiza dhe mendime profesionale të juristëve dhe ekonomistëve.

Në fillim foli getov dhe ai theksoi se shumë herë është bërë ridedikimi i mjeteve për ndërtim apo në mënyrë të palidhshme me mjekimin për furnizim të pacientëve.

Rashela Mizrahi theksoi se raportet treguan se janë bërë marrëveshje të vetme për furnizim jashtë mundësive buxhetore të klinikës, ndaj çka ai tha se shumat janë të mëdha, por se sigurisht janë bërë me vlerësim të mjekëve nga klinika në këshillin drejtues, por me tendencë që ajo të mbulohet nga Fondi për shëndetësi.

Rexhepi nga ana tjetër tha se nuk mund të kujtohet për secilin vendim individualisht, por shfaqi bindje se në mënyrë të rregullt janë përfshirë mendimet e ekonomistëve dhe juristëve.

Rexhepi tha se nuk mban mend nëse ka dëshmuar për ndonjë dokument pa numër arkivor, dhe theksoi se pjesërisht ndjehet i mashtruar, por që të sjellë konkludim të plotë, do të presë të përfundojnë hetimet. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR